English

PayPal, aplikacion për të dërguar para nëpërmjet Facebook

SHBA, 19 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Shërbimi i pagesave online PayPal (grup në eBay) ka lançuar një aplikim të ri për shkëmbim parash mes miqsh, i cili është konceptuar si i përfshirë në rrjetin social të Facebook.

Shkëmbimet e parave mund të tregohen në rrjetin shoqëror nëpërmjet hartave, videove apo thjesht nga fotografitë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Për të kompletuar transferimin e parave mjafton të klikohet në linket përkatëse.

Për momentin transaksionet janë të rezervuara për SHBA-në dhe më vonë do të vijnë në Evropë. Këto transaksione janë pa kosto dhe mund të ekzekutohen me llogari bankare normale.

r.b/NOA

KOMENTE