Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA: Pas konsensusit për reformën, të vijojë bashkëpunimi
English

SHBA: Pas konsensusit për reformën, të vijojë bashkëpunimi

Tiranë, 18 nëntor 2011, NOA- Një reagim zyrtar ka ardhur ditën e sotme nga Ambasada AmerikaneTiranë, lidhur me konsensusin e arritur mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore.

Në deklaratë thuhet, “Ambasada e SHBA mirëpret hapat fillestare të Kuvendit drejt trajtimit të reformave kritike të rekomanduara nga BE dhe OSBE, veçanërisht ngritjen e një komisioni Ad-Hoc për reformën zgjedhore si dhe miratimin e dy ligjeve që kërkonin një shumicë të cilësuar”.

Në vijim të këtij qëndrimi bëhet apel që të nxiten të gjithë udhëheqësit politikë që të vazhdojnë të punojnë së bashku për të ruajtur këtë hov pozitiv.

Ndërkaq marrëveshja e fundit e arritur në Parlament për ngritjen e një Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe Grupit të Punës për rishikimin e rregullave të Kuvendit shënojnë zhvillime pozitive të cilat janë përshëndetur së fundmi nga gjithë faktori politik, pasi i hapin rrugën zbatimit të 12 përparësive të Komisionit Europian duke i dhënë një shtysë të re perspektivës për marrjen e statusit kandidat në BE dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit.

a.y/NOA

KOMENTE