English

Francë, Marine Le Pen nis fushatën presidenciale

Paris, 19 nëntor 2011, NOA – Gjashtë muaj nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale në Francë, Marine Le Pen është kandidatja e parë e zbuluar për të marrë postin e kreut të pallatit Elize (Élysées).

Kandidatja e partisë së të Djathtës ekstreme, Fronti Kombëtar, gjashtë muaj nga mbarimi i afatit të presidencës së Nicolas Sarkozy, ka zbuluar sot pikat më të rëndësishme të programit të saj politik, përpara se ta lançojë atë, në një fushatë elektorale në terren, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Sipas sondazheve, Le Pen, e cila trashëgoi postin e të atit, Jean-Marie Le Pen, në krye të partisë, pritet të marrë 16% -21% të votave popullore në zgjedhjet presidenciale Francë.

Analistët thonë se ky nivel votash nuk është arritur kurrë më parë nga Fronti Kombëtar në zgjedhjet e shkuara.

mit/NOA

Në foto: Marine Le Pen

KOMENTE