English

Granata ndaj ndërtesave të partisë qeveritare në Sirisë

Siri, 20 nëntor 2011, NOA - Në kryeqytetin sirian Damask është sulmuar një ndërtesë e partisë qeverisëse Baath të presidentit Baschar al Assad. Sipas njoftimeve të dëshmitarëve, ndaj godinës janë hedhur të paktën dy granata.

Morcat e policisë dhe zjarrfëikset kishin rrethuar në masë të madhe shtëpitë boshe në Masraa, thuhet më tej. Ndërkohë ultimatumit të Lidhjes Arabe ndaj regjimit në Siri për shkak të ushtrimit të dhunës së tij të vazhdueshme ndaj opozitës i ka kaluar afati. Presidenti al-Assad nuk tregon gatishmëri për të bërë lëshime. Gazetës britanike "Sunday Times" ai i tha se Siria nuk do të përkulet ndaj presionit të jashtëm. Lidhja Arabe kishte kërkuar që deri të shtunën në mesnatë ti jepej fund dhunës ndaj opozitës dhe të lejohej të hynte brenda një grup vëzhguesish arabë. Në rast të kundërt, vendi rrezikohet nga sanksione të ashpra. Sipas të dhënave të aktivistëve për të drejtat e njeriut forcat e sigurimit të regjimit kanë vrarë ditën e shtunë të paktën 17 njerëz. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se numri i viktimave qysh prej fillimit të protestave në mars ka arritur më shumë se 3500.

NOA/DV

KOMENTE