Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krim brenda familjes në Tiranë, burri vret gruan me thikë
English

Krim brenda familjes në Tiranë, burri vret gruan me thikë

Tiranë, 19 nëntor 2011, NOA – Motivet e xhelozisë bashkëshortore janë bërë shkas për një tjetër krim brenda familjes, të shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Bërxull, pranë kryeqytetit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Autori i krimit është një 50-vjeçar, emri i të cilit, është Arif Serjani.

Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se Serjani mbrëmjen e të shtunës, pas një sherri për motive xhelozie me bashkëshorten e tij, në kulm të nervave, ka shtënë në ajër me çifte, dhe më pas duket se nuk është mjaftuar me kaq, por ka goditur për vdekje me thikë, gruan e tij, Arjana Serjani, mbi të 40-at.

Pas krimit të rëndë autori është vetëdorëzuar në polici ku ka rrëfyer detajet e ngjarjes së rëndë, me sa duket për të përfituar edhe ulje të dënimit.

Forcat e policisë kanë shkuar në familjen Serjani, ku kanë parë nga afër skenën e krimit. Vijon...

mit/NOA

KOMENTE