Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nesër në Tiranë, rreth 100 parlamentarë të PABSEC
English

Nesër në Tiranë, rreth 100 parlamentarë të PABSEC

Tiranë, 20 nëntor, NOA – Rreth 100 parlamentarë të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) mblidhen nesër në kryeqytetin shqiptar, në një takim të posaçëm të Asamblesë Parlamentare të saj.

Lajmi i bërë me dije nga mediat e huaja, konfirmon gjithashtu se ky event i rëndësishëm i kësaj organizate, zhvillohet pasi Shqipëria, është mbajtësja e presidencës së radhës të PABSEC-ut.

Bëhet gjithashtu me dije se temat kryesore të diskutimit do të jenë ato të informacionit, teknologjisë, komunikimit, nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, përmirësimit të sistemeve të taksave në vendet anëtare të PABSEC si edhe çështje të tjera sociale, kulturore dhe arsimore për vendet anëtare.

n.e/NOA

KOMENTE