Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 20 nëntor 2011
English

Pasqyra e shtypit, 20 nëntor 2011

Tiranë, 20 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e diel, 20 nëntor 2011.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Replika në tunel, Konturas i kërkon Berishës paratë e Krrabës”, i cili pasqyron ceremoninë e djeshme të tunelit të Krrabës. Disa tituj të tjerë janë; “Rama: PS nuk do të ketë më deputetë fuqi plotë”, “Dosja METE: E nënta në kërkim, telefonatat e përgjuara të zyrtares grua”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Ina Rama: Po punojmë për 21 janarin”, i cili pasqyron deklaratat e kryeprokurores. Disa tituj të tjerë; “Metrologët, 1500-2500 lekë për peshoret e ushqimeve”, “Rama: Vendorët, përgjegjësi kryesore në zgjedhje”, “Xhelozi vret dy nëna në dy fshatra”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Ikonomu nxiti luftë: Ksenofon Kristaf: Mjaft më presionit grek” i cili pasqyron një intervistë të ekspertit të ligjeve ndërkombëtare. Disa tituj të tjerë të gazetës janë: “Shkrimtarët e goditur: S’ishim disidentë por ani-konformistë”, “Arbitri pret damarët, anulohet ndeshja”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Patozi: Çfarë ka mbetur nga lidhja e Topti me PD”, Disa tituj të tjerë; “Masakrohen për xhelozi dy gra, pranga bashkëshortëve në Berat dhe në Tiranë”, “Histori grash të suksesshme nën hijen e burrave”, “Rama: I fitojmë zgjedhjet edhe pa gjysmën e Saliut”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE