Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Gati komisioni për kandidatët për Avokat Populli
English

Rama: Gati komisioni për kandidatët për Avokat Populli

Tiranë, 20 nëntor 2011, NOA – Partia socialiste ngre komisionin Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidaturës që kjo parti do të mbështesë për Avokatin e Popullit.

Këtë fakt e ka bërë të ditur, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në faqen e tij zyrtare në internet.

“Kemi hapur një proces të pandodhur më parë për përzgjedhjen e kandidaturës së Avokatit të Popullit. Tre deputetë, Eglantina Gjermeni, Besnik Bare, Astrit Beci, dy anëtarë të Asamblesë sonë të re Kombëtare, Mimoza Hafizi e Gëzim Tushi, të pestë intelektualisht të spikatur e qytetarisht të lëvdueshëm, si edhe dy personalitete të larta në fushën e të drejtës Luan Omari dhe Vangjel Kosta, të cilët u ftuan të përfaqësojnë Shoqërinë Civile, përbëjnë Komisionin Përzgjedhës ad hoc për kandidaturën që Partia Socialiste do të mbështesë si Avokat të ri të Popullit”, shkruan Rama.

Ai shprehet se, ky proces është një moment i rëndësishëm sepse shënon pikën e kthesës së nënvizuar në programin e PS-së për një Rilindje Shqiptare. “Ne besojmë se pa një administratë normale Shqipëria s’mund të bëhet kurrë një vend normal dhe shteti s’mund të sillet kurrë normalisht me qytetarin e me vendin si pasuri e përbashkët. Ne jemi të bindur se ndryshimi radikal që duam të sjellim për një Shqipëri normale, kalon përmes vendosjes së një kufiri të qartë mes shtetit e partisë në pushtet”, shprehet ai. Rama shkruan se s’ishtë gjë veçse një shfaqje banale e asaj që ndodh përditë në dëm të këtij vendi e të çdo qytetari, duke iu referuar arrestimit të punonjësve të Drejtorisë së Metrologjisë dhe Kalibrimit.

a.q/NOA

KOMENTE