Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Viktima nga protestat para zgjedhjeve në Egjipt
English

Viktima nga protestat para zgjedhjeve në Egjipt

gjipt, 20 nëntor 2011, NOA - Rreth një javë para fillimit të zgjedhjeve parlamentare në Egjipt, ka shpërthyer situata nga protestat kundër Këshillit sundues ushtarak. Në sheshin Tahrir në Kajro gjatë një bastisjeje të një kampi të ngritur në një çadër pati përleshje mes policisë dhe demonstruesve. Si pasojë u vra një 23 vjeçar dhe rreth 750 njerëz u plagosën, në mesin e të cilëve edhe të paktën 40 pjesëtarë të forcave të sigurimit, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Edhe në qytetin port Aleksandria humbi jetën gjatë një demonstrate të paktën një njeri. - Protestat drejtohen kundër qëllimit të Këshillit Ushtarak për ti dhënë të drejta të posaçme forcave të armatosura në Kushtetutën e re. Zgjedhjet e para në Egjipt qysh prej rrëzimit të presidentit autokrat Husni Mubarak në shkurt do të fillojnë më 28 nëntor.

NOA/DV

KOMENTE