Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Anglezja kërkon të shëtisë në Antarktidë e vetme, plot 1700 kilometra
English

Anglezja kërkon të shëtisë në Antarktidë e vetme, plot 1700 kilometra

Londër, 21 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Aventurierja brinake Felicity Aston është drejtuar për në Antarktidë, ku do të provojë të bëhet personi i parë që do të përshkojë këtë kontinent duke përdorur muskujt e trupit të saj.

Aston do të niset me anë të një avioni charter që do të kryejë ndalesën në Kili dhe më pas do të arrijë në një bazë të kontinentit të akullt.

Më pas Aston do të nisë aventurën e saj e vetme, me ski dhe një slitë që do ta ketë gjithnjë me vete.

Nga pika e nisjes Aston do të kalojë një akullnajë dhe disa male transantarktide, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Gruaja e guximshme do të marrë me vete një peshë prej 80 kilogramësh dhe do të udhëtojë duke përshkuar zonat e akullta në temperaturën -40 gradë Celsius.

Megjithatë duhet theksuar se Aston nuk kënaqet duke arritur vetëm pikën me jugore të kontinentit pasi ajo kërkon të kalojë në krahun tjetër të tij, në një udhëtim që është i gjatë 1 mijë e 700 kilometër.

r.b/NOA

KOMENTE