English

Beckham, gjithnjë e më pranë PSG, familja bëhet gati

Londër, 21 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - David Beckham është gjithnjë e më pranë Paris Saint Germain dhe një jetë e re duket se po e pret çiftin e famshëm, në kryeqytetin botëror të romantizmit, Paris.

Sipas asaj çka përcillet nga e përjavshmja britanike “Sunday Mirror” Victoria, bashkëshortja e mesfushorit anglez, i cili aktualisht është në radhët e Los Angeles Galaxy, do të zbarkojë në javën e ardhshme në Paris për të vëzhguar zonat e mundshme ku mund të jetojë familja Beckham në kryeqytetin francez.

Gjithmonë sipas Mirror, “Posh Spice” do të hedhë një sy dhe në shkollat e gjuhëz angleze ku mund të çojë fëmijët e tyre Brooklyn, Romeo dhe Cruz.

Transferimi i Beckham me sa duket pritet të ndodhë që në janar të vitit që vjen, me hapjen e merkatos dimërore, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

r.b/NOA

KOMENTE