Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lunacek: Parlamenti Evropian refuzon ndarjen e Kosovës
English

Lunacek: Parlamenti Evropian refuzon ndarjen e Kosovës

Bruksel, 21 nëntor 2011, NOA – Ndërsa sot dhe nesër në Bruksel rinis dialogu teknik mes Prishtinës dhe Beogradit i lënë pezull që prej 21 korrikut për shkak të tensionit në veri të vendit dhe shkeljes së marrëveshjeve nga serbët, Parlamenti Evropian do të diskutojë të martën në Bruksel, në një seancë të Komitetit për Politikën e Jashtme, për raportin për integrimet evropiane të Kosovës, të përgatitur nga raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, deputete e të gjelbërve austriakë në Parlamentin Evropian.

Lunacek ka dorëzuar draftin e këtij raporti, kopjen e të cilit e ka siguruar edhe e përditshmja kosovare “Koha Ditore”.

Në këtë raport, që është në formën e mocionit për rezolutë, Parlamenti Evropian pritet të refuzojë çdo lloj mundësie për ndarjen e Kosovës, duke rikujtuar se edhe në rezolutat e mëparshme të këtij Parlamenti, një ide e tillë ishte hedhur poshtë.

Parlamenti Evropian vazhdon të jetë institucioni i vetëm i BE-së, i cili e trajton Kosovën si shtet të pavarur, megjithëse nga diplomacia serbe janë shtuar presionet, që ky trajtim të ndryshojë dhe që Parlamenti, ashtu siç bëjnë Këshilli dhe Komisioni, të ketë një qëndrim “neutral ndaj statusit”, që do të thoshte të mos e trajtojë Kosovën si shtet.

Ky trajtim është parë deri më tani në formën e vendosjes së simboleve shtetërore të Kosovës gjatë vizitave të zyrtarëve kosovarë dhe në mbështetje të pavarësisë në disa rezoluta radhazi.

Por, raporti do të jetë mjaft kritik ndaj Kosovës, po ashtu duke rikujtuar parregullsitë në zgjedhje dhe mosdënimin e përgjegjësve, dhe këtu përmenden fjalë të qarta si “mashtrime dhe parregullsi serioze” , e jo fjalë diplomatike si “mangësi”, që përmenden nga disa zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë.

Kritikat e Parlamentit Evropian për mashtrimet në zgjedhje duhet të merren seriozisht, sepse Parlamenti Evropian ishte i vetmi institucion i BE-së, i cili kishte vëzhguesit në terren në Kosovë, kur u regjistruan këto parregullsi.

Në këtë raport, janë përfshirë 22 anëtare të BE-së që përbëjnë 22 nga 87 shtetet, që kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë raporti thekson se do të mirëpritej njohja e pavarësisë nga 5 shtetet e mbetura të Bashkimit Evropian.

Kjo fjali, nënvizon “Koha Ditore” ka zbutje krahasuar me Rezolutën e mëparshme me të cilën shtetet e BE-së ishin ftuar që ta njihnin pavarësinë e Kosovës.

Në pjesën ku flitet për rolin e BE-së në Kosovë dhe perspektiven evropiane të Kosovës në këtë projektrezolutë rikujtohet se “Strategjia e BE-së për ta bërë perspektivën evropiane të prekshme edhe për Kosovën nuk ka qenë e suksesshme deri më tash dhe janë arritur pak rezultate”.

mit/NOA

KOMENTE