Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 21 nëntor 2011
English

Pasqyra e shtypit, 21 nëntor 2011

Tiranë, 21 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 21 nëntor 2011.

Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “Vrasja e Konomit, shpërndahet identikiteti i dy autorëve në krim”. Argumente të tjerë të gazetës: “Tre të plagosur në aksident, policia shoqëron djalin e Gramoz Ruçit”; “Loja me dorëheqjen, Memia sërish Drejtori i Legalizimeve”; “Magjia e diasporës”; “PD drejt votimit të Bujar Leskaj në KLSH”; “Libri shqip dhe qoftet serbe”; “Ish-ushtarakët, 333 emrat e rinj që përfitojnë pensionet”; “Biografia e Enver Hoxhës do rrëfehet edhe në anglisht”.

Gazeta “Shqip” çelet me argumentin kryesor të ditës: “BE kërcënon me rivendosje vizash”. Tituj të tjerë: “Bujar Leskaj për KLSH-në, Kuvendi lë pezull votimin”; “Mashtrim bankar me 650 milion euro”; “Kriza e borxheve, bankat refuzojnë obligacionet shqiptare”; “Hetimet për Çopën ngecin te dosjet sekrete”; “Barnat e skaduara shkuan në spitale si dhurata”; “Shkollat pa ngrohje, nxënësit e pasdites braktisin mësimin”; “Presidenti Xhon Kenedi dhe vizioni i tij për SHBA-të”.

E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor të ditës: “Për zgjedhjet: Aleatët në tryezë, kushte për PS e PD”. Titull tjetër: “Dritëroi: Propaganda e politikanëve mbizotëroi në panairin e librit, Blushin dhe Ramën nuk i kam lexuar”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Bizneset në Tiranë. BE: Pa taksa në 4 vjet, nismë e guximshme dhe frutdhënëse”. Argumente të tjerë të ditës: “Malaj: Mero Baze baltë për këdo për interesat e bosit të ri”; “Matura shtetërore 2012, provimet nën kamera përgjimi”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “100 mijë leje armësh. PD-PS problem për sigurinë kombëtare”. Argumente të tjerë: “Aksidentohet djali i Gramoz Ruçit, lëndohen tre të rinj”; “Betejë e projektuar për të mos u bërë, opinion nga Besnik Gjongecaj”; “Rreperi mungon tek “E Diela shqiptare”. Gjebrea: Fiku celularin. Noizy-n e futa në finale nga publiku, në votim doli i 24-i”; “

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës shkrimin me titull: “Ndryshon kryesia e PS, lista e emrave që votohen”. Tituj të tjerë: “Lajm i vonë. Djali i Gramoz Ruçit aksidentohet, një vajzë 23-vjeçare në gjendje të rëndë”; “Përrenjas, marrin flakë plehrat, tym toksik në qytet”; “Vrasjet e bujshme në Tiranë, ende asnjë emër”; “A ka qendër Tiranë, opinion nga Ardian Vehbiu”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE