English

Rekord për "Call of Duty", Hollivudi dridhet

SHBA, 21 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Rekord i ri për Call of Duty Modern Warfare 3, i cili ka tronditur dhe Hollivudin: pas rekordit të ditës së debutimit (6,5 milionë kopje të shitura në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar që janë të barasvlefshme me 400 milionë dollarë amerikanë), - loja në vetëm 5 ditë, në mbarë botën, ka arritur të fitojë më shumë se 775 milionë dollarë.

Rezultate, që kanë vënë në rrezik dhe rekordin e arritur nga Avatar, kjo për të marrë vetëm një shembull, që në fundjavën e parë fitoi 77 milionë në SHBA dhe 242 në mbarë botën.

Është arritur dhe një rekord tjetër me këtë lojë dhe ka të bëjë me numrin e lojtarëve online: sipas Microsoft, 3.3 milionë vetëm në Xbox Live, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

r.b/NOA

KOMENTE
  • Rejhan Rrahmani01:15 - 25 Nëntor 2011
    Call of Duty don te thor Thirrja ne Detyrë per ata qe nuk e din me mire kuptim GM Creative
  • LA CHIKA 10:40 - 21 Nëntor 2011
    Mund te ma thoni perkthimin e kesaj fjales Duty ...?? :-)