Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli drejton takimin e PABSEC në Tiranë
English

Topalli drejton takimin e PABSEC në Tiranë

Tiranë, 21 nëntor 2011, NOA – Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë do të kryesojë sot takimin në Tiranë të rreth 100 parlamentarëve të vendeve anëtare të PABSEC-ut dhe mbi 300 biznesmenë të TUSKON-it, e vendeve anëtare të BSEC-ut, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, presidencën e radhës të të cilit e mban Shqipëria.

Asambleja e Përgjithshme, e cila do të zhvillojë punimet e saj treditore në Tiranë, nga data 21-23 nëntor 2011, do të ketë në fokus temat kryesore si “Teknologjia e informacionit dhe komunikimit-shtysë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik”, “Përmirësimi i sistemeve tatimore në shtetet anëtare të BSEC-ut” dhe “Çështjet kulturore, arsimore dhe sociale”.

Kryeparlamentarja Topalli do të mbajë fjalimet përshëndetëse në ceremoninë e “Forumit-2 të Biznesit të Detit të Zi” me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Parlamenteve të PABSEC dhe biznesmenëve të TUSKON (Confederation of Businessmen and Industrialists of Turkey), si dhe do të organizojë një një pritje ceremoniale zyrtare për biznesmenët dhe delegacionet e PABSEK-ut.

Ndërsa të martën do të nisë Sesioni i 38-të plenar i Asamblesë së Përgjithshme, të cilën do ta hapë rishtas presidentja e PABSEC-ut, Jozefina Topalli, e cila të mërkurën në mbyllje të takimit do t’i dorëzojë presxidencën Asamblesë Kombëtare të Republikës së Armenisë.

PABSEC (Asambleja Parlamentare e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi) është themeluar më 26 shkurt 1993, si një dimension parlamentar i BSEC-ut ( Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.)

Ai është një forum efektiv për dialogun ndër-parlamentar në rajonin e Detit të Zi.

Me një anëtarësim prej 76 parlamentarësh, që përfaqësojnë parlamentet kombëtare të 12 vendeve anëtare të BSEC, PABSEC lehtëson mobilizimin e përpjekjeve nga parlamentet kombëtare dhe synon promovimin e vlerave demokratike, shtetit ligjor, shoqërisë pluraliste dhe ekonomisë së tregut.

Objektivi kryesor i PABSEC është të ofrojë ndihmë për parlamentet kombëtare në miratimin e ligjeve që janë të nevojshme për zbatimin e projekteve të përpunuara në kuadrin e Organizatës së BSEC-ut dhe për të vendosur themelet legjislative të suksesshme shumëpalëshe, politike, ekonomike dhe të bashkëpunimit kulturor në rajon.

NOA

KOMENTE