English

Aksident në Elbasan, plagosen 3 policë e dy shoferë

Elbasan, 21 nëntor 2011, NOA- Tre punonjës policie kanë ngelur të plagosur pak çaste më parë pranë stacionit të trenit në Elbasan.

Sipas të dhënave paraprake thuhet se makina e policisë me targa Shkodre është përplas me dy mjete të tjerë dhe si rrjedhojë e goditjes, të plagosur kanë ngelur edhe dy drejtuesit e mjeteve.

Fatmirësisht pesë të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Augent Xhaferaj21:41 - 22 Nëntor 2011
    fotua e keti aksidentit eshte e nje aksidenti qe ka ndodhur te kthesa e arbanes ne te dal te tiranes, dhe eshte perplasur nje makin e patrulles se komisariatit nr 6 te tiranes me nje foristrad dhe gjat aksidentit tre efektiva te policis jan plagosur ndersa drejtuesi i mjetit te foristrades nuk eshte lenduar aspak