Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidenti në Tiranë, pranga Ledian Ruçit dhe Edi Canit
English

Aksidenti në Tiranë, pranga Ledian Ruçit dhe Edi Canit

Tiranë, 22 nëntor 2011, NOA – Dy ditë pas vdekjes së 27-vjeçares Brunilda Pinderi në aksidentin e rëndë, që ndodhi në rrugën e Elbasanit, ku dy makina u përplasën me njëra-tjetrën duke shkaktuar tre të plagosur, policia e Tiranës ka arrestuar dy drejtuesit e makinave të përplasura, raporton agjencia e lajmeve Noa.al.

26-vjeçari Ledian Gramoz Ruçi, djali i Nënkryetarit të grupit kuvendor të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi dhe 34-vjeçari Edi Hysen Lika(Cani), edhe ky banues në Tiranë janë arrestuar nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas bluve të Tiranës mbrëmjen e të dielës rreth orës 21.15’, në kryqëzimin e Bulevardit “Bajram Curri” me Rrugën e Elbasanit, automjeti tip “Mini Cooper”, me targa CG 832 SC, drejtuar nga shtetasi Edi Lika(Cani), duke qarkulluar ne Bulevardin “Bajram Curri”, në drejtim të zonës së Brrylit, është përplasur me automjetin tip “BMV X6”, me targa IKY3939, drejtuar nga shtetasi Ledian Ruçi, i cili qarkullonte nga rruga “Xhorxh Bush”, në drejtim të Rrugës Elbasanit.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi automjetit Edi Lika, Ledian Ruçi si dhe pasagjeret, që udhëtonin në mjetin “Mini Cooper”, shtetaset: Brunilda Vladimir Pinderi, 27 vjeç, banuese në Tiranë dhe Pinellopi Stefan Rafti, 18 vjeç edhe kjo banuese në Tiranë.

Disa orë pas dërgimit në spitalin e QSUT-së, Brunilda Pinderi ndërroi jetë.

Ndërsa, shtetasit Edi Lika, Ledian Ruçi dhe Pinellopi Rafti, ndodhen të shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën.

mit/NOA

KOMENTE