English

ALBtelecom sjell një epokë të re, internet në çdo skaj të Shqipërisë

Tiranë, 22 nëntor 2011, NOA - Një epokë e re ka nisur në Shqipëri. ALBtelecom tashmë mundëson shërbimin e internetit në çdo skaj të Shqipërisë me çmime shumë të arsyeshme dhe cilësinë më të mirë në treg. Të gjithë përdoruesit e Internetit që zgjedhin shërbimin e internetit nga ALBtelecom, deri në fund vitit do të mund të zgjedhin një nga paketat familjare dhe të përfitojnë ulje për 6 muaj e parë. Klientë të rinj dhe ekzistues vetëm duke u paraqitur pranë pikave të shitjes së ALBtelecom do të mund të zgjedhin nga një shumëllojshmëri paketash, atë që i përgjigjet nevojave dhe të përfitojnë nga ofertat dhe çmimet e favorshme. Gjithashtu, për të gjithë abonentët e rinj deri në fundit të vitit, përveç uljes së çmimit të paketave për 6 muajt e parë, ALBtelecom ofron instalimin e shërbimit të internetit dhe një modem Ëireless falas. Duke zgjedhur paketën abonentët e rinj dhe ato ekzistues 6 muajt e parë do të përfitojnë shërbimin e internetit “ADSL 2 Mbps me Limit 10 GB” për 999 Lekë/muaj, nga 1 999 Lekë/muaj që ofrohet jashtë kësaj ofertë. Pas muajit të gjashtë, të abonuarit në ketë paketë do të përfitojnë paketën i+FIKS 1 999 Lekë/muaj. Paketa “i+Fiks 1 999 Lekë/muaj” përfshin shërbimin e internetit “ADSL 2 Mbps me Limit 10 GB” dhe 1000 minuta kohë bisedë brenda rrjetit ALBtelecom çdo mbrëmje nga ora 18:00 deri në ora 08:00 të mëngjesit nga e Hëna në të Premte dhe 24 orë në fundjavë dhe në ditët e Festave Zyrtare. Për të gjithë ata që duan të kenë shërbimin e internetit pa limit, ALBtelecom ofron paketën “ADSL 2 mbps pa Limit” për 1 499 Lekë /muaj gjatë 6 muajve të parë të shërbimit, nga 2 999 Lekë/muaj që është jashtë oferte. Në muajt në vijim, abonentët e kësaj paketë do të përfitojnë paketën “i+FIKS 2,999. Kjo paketë përfshin internetit “ADSL 2 Mbps Pa Limit” dhe 1500 minuta kohë bisedë brenda rrjetit ALBtelecom dhe 30 minuta për thirrjet ndërkombëtare drejt operatorëve fiks në: Greqi, Itali, Angli, Turqi, Kosovë, Maqedoni, Bullgari, Francë, Zvicër, Gjermani, Hungari, Kroaci, Mali i Zi, si dhe drejt numrave GSM dhe fiks në SHBA e Kanada. Gjithashtu ALBtelecom mundëson për vetëm 2 999 Lekë/muaj paketën “ADSL 4 Mbps Pa Limit” 6 muajt e parë të marrjes së shërbimit. Pas muajit të gjashtë abonentët e kësaj pakete do të paguajnë 3 999 Lekë/muaj. Për tu abonuar mjafton të paraqiteni pranë pikave të shitjes ALBtelecom në të gjithë Shqipërinë dhe të zgjidhni një nga paketat e mësipërme. Për më shumë informacion rreth ofertës apo ndihmë të nevojshme për çdo shërbim që lidhet me shërbimin e internetit, abonentët e ALBtelecom mund të telefonojnë në numrin 133. Çmimet e paketave janë pa TVSH. a.q/NOA

KOMENTE