Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbët lokalë, deklaratë për “Pavarësinë e Kosovës së Veriut”
English

Serbët lokalë, deklaratë për “Pavarësinë e Kosovës së Veriut”

Mitrovicë, 22 nëntor 2011, NOA - Serbët duket se e kanë menduar seriozisht kërcënimin për shpalljen e pavarësisë së veriut të vendit. Aq sa tashmë kanë hartuar një ‘Deklaratë pavarësie të Republikës së Kosovës Veriore’, të cilën e ka publikuar faqja kosovare indeksonline.

Portali Indeksonline ka parë një draft, që po qarkullon ndër serbët e veriut, të cilët e shpallin Kosovën veriore shtet të pavarur dhe sovran dhe një Republikë Demokratike Sekulare dhe multi-etnike, citon agjencia e lajmeve NOA.al.

Në hyrje të draftit thuhet se Zoti u jep të gjithë njerëzve të drejta të barabarta kur lindin, që vijon se pas shumë viteve të “vuajtjeve” dhe “tendencës së institucioneve të Kosovës për t’i asimiluar serbët” ata detyrohen të shpallin shtetin e tyre të pavarur.

Ja si nis deklarata e serbëve të Veriut: “Të mbledhur në një mbledhje të jashtëzakonshme në Mitrovicën e Kosovës, kryeqyteti i Republikës së Kosovës Veriore dhe duke iu referuar Mendimit këshilldhënës të GJND-së në Hagë në lidhje me pavarësinë e njëanshme të Kosovës më 22 korrik 2010; duke respektuar dispozitat e ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë Kartën e OKB-së, Aktin Final të Helsinkit, si dhe Rezolutën 1244 e Kornizën Kushtetuese të UNMIK-ut të 2001 dhe të dedikuar për mbrojtjen, promovimin dhe respektimin e diversitetit të njerëzve tanë, riafirmojmë dëshirën për integrim të plotë në familjen e demokracive euro-atlantike”, deklarojnë përfaqësuesit e serbëve të Veriut të Kosovës.

Më tej ata japin pikat e deklaratës, ku ndër më kryesoret janë këto:

1.Ne, liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli ynë, e shpallim Kosovën Veriore shtet të pavarur dhe sovran. Kjo deklaratë reflekton vullnetin e popullit tonë, që do të rafirmohet me referendum, dhe që është në përputhje të plotë me rekomandimet e GJND-së dhe me të gjithë dokumentet e tjera relevante që lidhen me zgjidhjen e statusit të Kosovës. 2. Ne e shpallim Kosovën Veriore Republikë Demokratike, sekulare dhe multi-etnike, e udhëhequr nga parime për jo-diskriminim dhe mbrojtje të barabartë para ligjit. 3. Ne marrim të gjitha obligimet, që ne si shtet demokratik i trashëgimojnë nga parardhësit tanë legale, si dhe të gjithë obligimet ndërkombëtare në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. 4. Ne do të miratojmë Kushtetutën sa më shpejt, një të tillë që reflekton përkushtimin tonë për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve.

E ashtuquajtura “Deklarata e Pavarësisë”, sipas serbëve të Kosovës vazhdon edhe me pika të tjera ku thuhet se “Republika e Kosovës Veriore” e ka për synim integrimin e plotë në BE dhe në NATO.

Ndërkohë ata ftojnë ndërkombëtarët ta mbikëqyrin “pavarësinë”, duke nënvizuar se do të respektojnë integritetin e shteteve fqinje.

Në fund të deklaratës serbët ftojnë të gjitha shtetet e botës që ta njohin “Kosovën Veriore” dhe t’i ofrojnë miqësi asaj.

Ndërkohë, Oliver Ivanoviç është i pari që ka paralajmëruar mundësinë e shpalljes së pavarësisë së veriut.

indeksonline/NOA

KOMENTE