English

Shpërthime në fabrikën e fishekzjarreve

Tiranë, 21 nëntor 2011, NOA- (Update) Zjarri që ka përfshirë një magazinë fishekzjarrësh në afërsi të kryqëzimit të Unazës së Re ka marrë përmasa të mëdha.

Forca të shumta zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje ndërsa shpërthime të njëpasnjëshme karakterizojnë vatrën e zjarrit si rrjedhojë e fishekzjarreve që ndodhen brenda.

Nga të dhënat paraprake thuhet se pavarësisht afërsisë së një karburantit me vatrën e zjarrit, ai po mbahet nën kontroll, ndërsa po evakuohen banorët e zonës përreth.

Gjithsesi nga ana e forcave zjarrfikëse flakët po mbahen nën kontroll, ndërsa janë në pritje zjarrfikëset e nisura nga qyteti i Durrësit. (Vijon...)

a.y/NOA

KOMENTE