Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosja denoncon: Serbia po na i kthen negociatat me dhunë
English

Vetëvendosja denoncon: Serbia po na i kthen negociatat me dhunë

Prishtinë, 22 nëntor 2011, NOA - Para dy ditësh Sokol Ismajli nga fshati Gërbac i Medvegjës u rrah brutalisht bashkë me anëtarët tjerë të familjes, fëmijët dhe gruan, nga pjesëtarët e policisë së Serbisë.

Sokoli mori lëndime edhe në kokë. Ata u rrahën nga policia serbe pa kurrfarë arsye në shtëpinë e tyre, një ngjarje që nuk është aspak e jashtëzakonshme për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit.

E nis kështu dënimin dhe revoltën ndaj këtij akti të dënueshëm barbar të serbëve, Lëvizja Vetëvendosja, duke akuzuar qeverinë se po i përgjigjet kërkesave dhe interesave të Serbisë përkundër interesit të kombit dhe bashkëkombasve të saj.

Në një deklaratë për shtyp, Vetëvendosja deklaroi se shqiptarët e këtyre trevave jetojnë prej disa dekadash nën terrorin e vazhdueshëm të strukturave represive shtetërore serbe.

Sipas Vetëvendosjes mëkati i vetëm i këtyre qytetarëve është vetëm pse ata janë shqiptarë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

“Mjafton të jesh shqiptar. Ky është “mëkati” i vetëm. Kjo e shpërfaq qëllimin e vërtetë të politikës antishqiptare të Serbisë: përmes aplikimit të shtypjes konstante, dhunës fizike, shkeljes së të drejtave si dhe diksriminimit politik institucional, social, ekonomik e kulturor, ajo synon spastrimin e këtyre territoreve nga shqiptarët. Ashtu siç ka bërë Serbia me territoret shqiptare prej kur ka ekzistuar si Pashallëk i Beogradit”, bën me dije Vetëvendosja.

Sipas saj, kjo dhunë ndodhi kur përfaqësuesja e Qeverisë, Edita Tahiri u nis për një tjetër raund të negociatave në Bruksel.

“Serbia po na i kthen negociatat me dhunë. Serbia nuk po na njeh. Qeveria jonë po e njeh atë. Serbia nuk po na i pranon mallrat, targat, dokumentet e udhëtimit etj., kurse Qeveria jonë po ia hap kufijtë Serbisë për gjithçka. Serbia ka kaluar shumë stacione drejt integrimit në BE falë Qeverisë së Kosovës, pa e shpërbërë, si kundërpeshë, as një nga strukturat e veta kriminale në Kosovë. Kjo Qeveri e Kosovës me politikën e saj po ia mundëson Serbisë edhe BE-në edhe strukturat kriminale”, nënvizoi lëvizja Vetëvendosje.

Sipas saj për dhunën ndaj shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit ka heshtur si Prishtina edhe Tirana.

Duke i cilësuar këto si standarde të dyfishta, Lëvizja Vetëvendosje e dënon fuqishëm aktin e papranueshëm të dhunës së policisë serbe mbi shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës dhe i kërkon Qeverisë të ndërpresë negociatat me Serbinë antishqiptare, antidemokratike dhe antievropiane, duke i thënë: “Boll më me këtë politikë qyqare”.

mit/NOA

KOMENTE