Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia e Tiranës, kontroll tregjeve për lëndët plasëse
English

Bashkia e Tiranës, kontroll tregjeve për lëndët plasëse

Tiranë, 23 nëntor 2011, NOA - Bashkia e Tiranës nisi një aksion në të gjithë qytetin për kontrollin e shitjes së lëndëve me rrezikshmëri, veçanërisht ato plasëse dhe helmuese. Këto inspektime do të vijojnë në mënyrë periodike për të arritur një kontroll të plotë për standartet e sigurisë në tregëtimin e këtyre lëndëve, për të garantuar jetën e qytetarëve. “Aksioni është shtrirë në 4 pikat kryesore ku tregtohen këto produkte, siç është tregu çam, sheshi “Avni Rustemi”, tek Medreseja dhe më poshtë tek Stacioni i Trenit, 4 pika ku sistematikisht tregtohen këto produkte të rrezikshme, lëndë plasëse, ndezëse. Ne do të vazhdojmë kontrollet edhe për produkte të cilat kanë përbërje helmuese, kimike, insecticide, pesticide, në mënyrë që të rrisim standartin e shërbimit ndaj qytetarit të Tiranës dhe mbi të gjitha cilësinë dhe të sigurojmë jetën e tyre”, u shpreh Drejtori i Agjensiësë për Mbrojtjen e Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës, Geron Ibrahimi. Aksioni po kryhet në bashkëpunim të plotë me strukturat e Zjarrfikësve si dhe të Policisë Bashkiake. Drejtori i Zjarrfikësve z Dilaver Laçi u shpreh se do të bashkëpunohet ngushtë me Bashkinë e Tiranës për të parandaluar çdo lëndë ndesëse e tregtuar jashtë kushteve të lejuara me ligj. “Së bashku me Policinë Bashkiake, Agjencinë për Mbrojtjen e Konsumatorit, ne do të vazhdojmë të kontrollojmë të gjithë bizneset. Pragu i vitit të Ri ka një rrezik të shtuar për fishekzjarrët dhe mjetet e tjera ndezëse. Për këtë arsye, në ditët në vijim do të ketë një kontroll më të rreptë nga ana e shërbimit Zjarrëfikës dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, ndërkohë që edhe me Policinë Bashkiake ka një bashkëpunim shumë të mire”, tha Laçi.

a.q/NOA

KOMENTE