English

Eagle Mobile, mbështetje për arsimin

Korçë, 23 Nëntor 2011, NOA - Eagle Mobile vazhdon të japë kontributin e saj në fushën e arsimit, një prioritet i shpallur në kuadër të projekteve të përgjegjësisë sociale të vitit 2011.

Së fundmi kompania më rinore e telefonisë celulare, dhuroi një tabelë inteligjente (e kompletuar me kompjuter, video – projektor, tabelë, programe etj) për drejtorinë rajonale arsimore të Korçës, qytetit të Mësonjëtores së parë.

Ceremonia u zhvillua në sallën e konferencave të kësaj drejtorie, ku është montuar edhe pajisja.

“Jemi shumë të lumtur që kontribuojmë duke ndihmuar sadopak arsimin shqiptar. Kjo dhuratë me vlerë afro 4000 euro nuk do të zgjidhë problemet e arsimit në Korçë, por kjo është një ndihmë për këtë sektor dhe po ashtu edhe një model për kompanitë e tjera për të mbështetur arsimin shqiptar” deklaroi z. Mutlu Bakacak, Drejtor i Shitjeve në Eagle Mobile.

Drejtori i Drejtorisë Arsimore të rajonit të Korçës, Arben Belba falënderoi kompaninë për kontributin e saj dhe bashkëpunimin.

“ Kjo pajisje shumë e rëndësishme teknologjike është montuar pikërisht në sallën tonë të konferencave dhe do të shërbejë për të trajnuar mësuesit e rajonit tonë. Ky bashkëpunim me Eagle, është projekti ynë i parë për digjitalizimin e shkollave tona. Bashkëpunimi ynë me Eagle Mobile do të vazhdojë” tha z. Belba.

EagleMobiledhe Albtelecom kanë kontribuar në projekte të ndryshme. Gjatë vitit 2011 në kuadër të Vitit të Arsimit, u dhuruan libra dhe pajisje teknologjike për shkolla të ndryshme në vend, u mbështetën disa konferenca shkencore universitare, u zhvillua projekti “Shkruajmë bukur Shqipen tonë” si dhe vijoji mbështetja me bursa të plota për 20 të rinj jetimë.

a.q/NOA

KOMENTE