Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjermani, zgjat 10 vjet koncerti më i gjatë në mbarë botën
English

Gjermani, zgjat 10 vjet koncerti më i gjatë në mbarë botën

Gjermani, 23 nëntor NOA - Pas një dekade dhe 11 ndryshime akordesh, koncerti më i gjatë në mbarë botën vazhdon ende. Performanca e pambarueshme, e nisur me një qetësi gjatë vitit, bazohet në operën e kompozitorit amerikan John Cage, “As slow as possible” dhe ka nisur në shtator të 2001 me qëllim që të mbarojë në 2640, 639 vite pas nisjes së tij. Vizituesit që shpresojnë të asistojnë në ndryshim i ardhshëm të akordeve të organos së ish-kishës të St. Burchard në Halberstadt, në Gjermani, duhet të presin deri në muajin korrik të vitit 2012. Rainer Neugebauer, president i John Cage Organ foundation në qytet, pohon se opera ka tërhequr ë gjithë kategoritë e njerëzve. “Këtu mund të dëgjohet diçka që është e nevojshme për të gjithë në një mënyrë urgjente, pasi jep një qetësi të shumëkërkuar”, - ka deklaruar Neugebauer. r.b/NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi02:06 - 23 Nëntor 2011
    Ky lloj koncerti ka nevoje te spjegohet me qarte per shqiptaret e zakonte po e po,por edhe per ata qe meren me muzike mendoj se duhet sqaruar me kuptushem.Pastaj nje pjese e madhe s'ka fare nevoje per sqarim,jane ata qe mendojne vetem egzistencen , sa tu vije ora.