Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjobat e reja, ja kategoritë që preken
English

Gjobat e reja, ja kategoritë që preken

Tiranë, 23 nëntor 2011, NOA - Diskutimet për ndryshimet e kërkuara në Kodin Rrugor, kanë hyrë në pikun e debateve në komisionin e Ligjeve.

Drejtori i Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e përgjithshme të Policisë, Shkëlzen Aliaj, tha se vendimi për këto ndryshime i shërben rritjes së sigurisë rrugore dhe aksidenteve.

Pas ekspertizës edhe të specialistëve suedezë janë analizuar edhe katër pikat kyçe, mbi të cilat është rekomanduar rritja katër-fish e gjobave minimale dhe maksimale. Ndërkaq në komisionin e ligjeve është debatuar gjatë për sa i përket propozimit të ministrisë së brendshme për 4 fishimin e gjobave për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

Duke folur për këtë çështje, deputeti Pandeli Majko propozoi që në kod të parashikohet dyfishimi dhe jo katër fishimi i gjobave, duke iu referuar në këtë rast edhe edhe situatës ekonomike dhe krizës globale fiananciare.

Si ndryshojnë gjobat

Ata që tejkalonin kufirin e shpejtësinë, gjobiteshin me 500 deri në 2000 lekë ndërsa tani do të gjobiten nga 2000 deri në 8000 lekë. Drejtuesit e mjeteve që nuk silleshin në mënyrën e treguar të sinjalizimit rrugor ose sipas orientimit të policive të trafikut gjobiteshin me 500 deri në 2000 lekë ndërsa me ligjin e ri kjo shkelje do të ndëshkohet me 8000 lekë. Kur nuk zbatoheshin ndalimet e parkimit, shoferët ndëshkohehsin me 4 mijë lekë ndërsa tani me ligjin e ri do të gjobiten me 16 mijë lekë. Gjobat janë rritur ndjeshëm për përdoruesit e alkoolit në timon. Më parë ata gjobiteshin me 2.5 mijë lekë ndërsa tani do të gjobiten me 10 deri në 40000 lekë.

KOMENTE