English

Inter vazhdon të insistojë për Lucas

Milano, 23 nëntor NOA - Interi vazhdon të insistojë për të siguruar shërbimet e brazilianit Lucas. Drejtuesit e klubit zikaltër janë takuar me familjarët e lojtarit, kjo të paktën siç konfirmohet nga vetë agjenti i Lucas, Wagner Ribeiro për “Fichajes.com”: “Prindërit e Lucas kanë folur me skuadrën e Interit, por kjo nuk do të thotë asgjë. Edhe skuadrat anglezeManchester United dhe Liverpul janë interesuar për të, por momentalisht asnjë akord nuk është arritur”. Është bërë e ditur se Lucas aktualisht nuk kërkon të ndërrojë ekip dhe sipas agjentit të tij lojtari kërkon të bëjë histori në skuadrën e San Paolo. r.b/NOA

KOMENTE