English

Jahjaga dekoron Gjeneral Selimin

Prishtinë, 22 nëntor 2011, NOA- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dekoroi sot Gjeneral Lejtnant Sylejman Selimin me medaljen e Artë të Lirisë.

një ceremoni enkas për këtë rast Presidentja Jahjaga i dorëzoi sot komandantit të deritashëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sylejman Selimi, Medaljen e Artë të Lirisë.

Presidentja Jahjaga e ka dekoruar gjeneral Selimin, për kontributin e lartë dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Mësohet se Medalja e Artë të Lirisë u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj, për kontribut në mbrojtjen e lirisë së Kosovës.

Po sot u mbajt ceremonia e ndërrimit të Komandës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku gjeneral Sylejman Selimi i dorëzoi detyrën komandantit të ardhshëm të FSK-së gjeneralit Kadri Kastrati.

a.y/NOA

KOMENTE