Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jeton me një shushunjës në trake
English

Jeton me një shushunjës në trake

Kinë, 23 nëntor NOA - Është pak a shumë si historia e një filmi horror, ajo që ka përjetuar 16-vjeçari nga Yibin, në provincën e Sichuan, në Kinë, i ashtuquajtur si “vampiri”. Tao Jiayuan, është ky emri i djalit, që dy muaj më parë ishte ndjerë keq: fillimisht një e ftohur, më pas humbje peshe dhe në fund një ndryshim radikal i zërit, që gjithmonë është shoqëruar dhe me një dobësi fizike të përgjithshme. Në momentin që 16-vjeçari ka pasur vështirësi në frymëmarrjen e tij, familja vendosi ta çonte në spital dhe mjekët arritën të kryenin një zbulim, sa të habitshëm aq dhe makabër: në trakenë e djalit u gjet një shushunjës. Sipas mjekëve, habitati i zakonshëm i shushunjës është pikërisht në ujërat e ëmbël, pellgje dhe lumenj në veçanti. Shushunjësa është futur në trupin e djalit nëpërmjet rrugëve të gjakut dhe është zhvilluar me kalimin e ditëve. Me shumë mundësi 16-vjeçari e ka marrë këtë kafshë duke pirë ujë drejtpërdrejt nga burimet natyrale të sipërpërmendura, që duhet thënë se është një praktikë tepër e zbatuar nga ai dhe pikërisht si rrjedhojë e saj është përballur me këtë situatë tepër të rrezikshme. r.b/NOA

KOMENTE