Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama takon ambasadoren e re franceze
English

Rama takon ambasadoren e re franceze

Tiranë, 23 nëntor 2011, NOA - Kryetari i Partisë socialiste Edi Rama, priti sot ambasadoren e re franceze në Tiranë, Christine Moro. Në takim Rama shoqërohej nga deputeti i Partisë socialiste, Ditmir Bushati. Zyra e shtypit të PS-së ka zbardhur shumë shkurt takimin e kryesocialistit me diplomaten e një prej vendeve mjaft aktive edhe në politikën e ditës në Shqipëri.

Sipas njoftimit, kreu i PS, Rama dhe ambasadorja franceze Moro, folën mbi situatën politike në vend si dhe diskutuan mbi intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, në kuadër të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

a.q/NOA

KOMENTE