Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shoqatat në mbrojtje të gruas, nesër në protestë
English

Shoqatat në mbrojtje të gruas, nesër në protestë

Tiranë, 22 nëntor 2011, NOA- Ditën e nesërme një grup shoqatash ngrihen në protestë para Kryeministrisë kundër dhunës në familje.

Në orën 11.30, kjo protestë organizohet nga rrjeti i shoqatave të shoqërisë civile, kundër dhunës me bazë gjinore, duke marre shkas edhe nga dy vrasjet e fundit, ndërsa priten aktivitete të tjera, të këtij lloji që do të shoqërojnë organizimet në kuadër të 16 ditëve kundër dhunës.

Në një deklaratë për mediat organizatat e shoqërisë Civile, shprehin tronditjen e thellë për rritjen e dukshme në 6 muajt e fundit, të rasteve të dhunës ekstreme në familje. Më tej theksohet se vetëm në vitin 2011, kanë humbur jetën 17 gra të vrara brenda familjes.

Në vijim theksohet se, mungesa e ndëshkueshmërisë penale për dhunën në familje çon në raste të tilla ekstreme. Në këtë linjë organizatat e shoqërisë civile kërkojnë që Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi të shpejtojë, duke vendosur një vepër penale të posaçme në Kodin Penal, që të dënojë dhunën sistematike që shkel dinjitetin dhe personalitetin e anëtarëve të familjes, në mënyrë të veçantë të grave dhe fëmijëve.

Organizatat e shoqërisë civile që do të marrin pjesë në protestë:

Qendra për nisma ligjore qytetare

Linja e këshillimit për gratë dhe vajzat

Shoqata "Refleksione"

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim

Strehëza për gratë dhe vajzat e dhunuara

Qendra "Në dobi të gruas shqiptare"

Forumi i pavarur i gruas

Partners, Albania

Qendra Vatra, Vlorë

Shoqata e Grave dhe vajzave me probleme sociale, Durrës

Agritra Vision, Peshkopi

Gruaja te Gruaja, Shkodër

Unë Gruaja, Pogradec

Qendra Kristal, Berat

Qendra Komunitare Multifunksionale Gjirokastër

Forumi i Gruas, Elbasan

Tjetër Vizion

Në Dobi të Gruas Shqiptare/QENDRA KOMUNITARE "SOT PËR TË ARDHMEN"- Durrës

Në Dobi të Gruas Shqiptare/KLUBI I GRAVE "RESPEKT"- Pukë

Në Dobi të Gruas Shqiptare/QENDRA KOMUNITARE "SOT PËR TË ARDHMEN"-Elbasan

Në Dobi të Gruas Shqiptare/QENDRA KOMUNITARE "LULET E MOLLËS"- Burrel

a.y/NOA

KOMENTE