Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Titaniku rikthehet në versionin 3D
English

Titaniku rikthehet në versionin 3D

SHBA, 23 nëntor NOA - Pesëmbëdhjetë vite pas suksesit të madh të arritur, Titaniku kthehet sërish, por këtë herë në formatin 3D dhe në të njëjtën kohë feston 100 vjetorin e mbytjes së anijes më të famshme në mbarë botën. Versioni i ri tredimensional i pjesës së prodhuar nga James Cameron do të publikohet në SHBA , më 6 prill të vitit 2012 dhe premton “imazhe më të forta se asnjëherë tjetër”. Nga trileri i filmit mund të themi se bëhet fjalë për një premtim që me shumë mundësi do të mbahet. Pikërisht si në vitin 1997, është i njëjti regjisor që do ta prezantojë këtë pjesë: “Është një gjeneratë spektatorësh që nuk e ka parë këtë film dhe janë shumë të gëzuar që diçka e tillë do të jetë sërish e pranishme në sallat e kinemasë. Do të jetë një eksperiencë që epike si për fansat e vjetër ashtu dhe për ato të rinjtë”. r.b/NOA

KOMENTE