Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Drogë e fshehur nën portokalle, goditet rrjeti shqiptaro – greko - irlandez
English

Drogë e fshehur nën portokalle, goditet rrjeti shqiptaro – greko - irlandez

Igumenicë, 24 nëntor 2011, NOA - Goditet një rrjet i trafikimit ndërkombëtar i drogës i cili përfshin Shqipërinë, Greqinë dhe Irlandën, ndërsa janë sekuestruar në total 241 kilogram kanabis.

Policia bën me dije se pasi ka marrë informacione nga agjentët e INTERPOL, se nga Shqipëria vinin sasi me hashash që futeshin në Iguemenicë e më pas eksportoheshin në Irlandë ka nisur hetimin dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm ka evidentuar dy furgona që lëviznin dyshimtë në kufirin shqiptaro-grek

Operacioni është kryer nga policia e Igumenicës vetëm pak orë pasi droga kishte kaluar kufirin shqiptaro-grek, ndërsa destinacioni ishte Irlanda, ndërkohe që në pranga ka rënë këngëtari aktori grek Franko Alfonso, si dhe një shqiptar e një irlandez.

Policia greke bën me dije se furgonat ishin furnizuar me hashash në kufirin shqiptaro-grek nga shtetas shqiptarë. Sipas policisë një prej furgonave drejtohej nga një shtetas irlandez, 36-vjeç, ndërsa furgoni që u kap në Athinë, drejtohej nga shtetasi Franko Alfonso, 46-vjeç, këngëtar dhe aktor greko-italian, si dhe nga një grek 40-vjeç.

Droga ishte vendosur pas një ngarkese me portokalle ndërsa do të transportohej në Athinë e më pas në Irlandë. a.q/NOA

KOMENTE