English

Lugina e Preshevës kërkon Avokat të Popullit

Preshevë, 24 nëntor 2011, NOA - Tre komunat e Luginës së Preshevës kërkojnë që në këtë rajon të funksionojë një Avokat i Popullit, që do të përkujdeset për të drejtat e njeriut.

Për katër ditë me radhë, në Preshevë dhe Bujanovc, janë mbledhur më se një mijë nënshkrime të qytetarëve për krijimin e institucionit të avokatit lokal të popullit në këto komuna.

Preshevë janë mbledhur më se 600 nënshkrime, ndërsa në Bujanovc afro 400, thuhet në njoftimin e Nismës së të rinjve për të drejta të njeriut, e cila është iniciuese e aksionit.

Këtë iniciativë e kanë nënshkruar edhe udhëheqës të lartë të Komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi dhe Nagip Arifi, dhe lideri i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Rahmi Zylfiu.

Fushata për krijimin e institucionit lokal të avokatit të popullit në këto komuna, ka filluar më 19 nëntor.

Listat me firmëtarë do të dorëzohen në institucionet lokale të qeverisjes, ndërsa nga këshilltarët e komunave do të kërkohet mbështetje për krijimin e postit të ombudsmanit lokal.

INA/NOA

KOMENTE