English

Pasqyra e shtypit, 24 nëntor 2011

Tiranë, 24 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 24 nëntor 2011.

Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: Mapo: Gratë në zgjedhje, KQZ ndëshkon PS me 72 milion dhe PD me 45 milion”. Argumente të tjerë të ditës: “Dënimi me 2 vjet për vrasjen, kontroll dosjes së djalit të Luiza Xhuvanit”; “Legalizimet, 1888 emrat që marrin tapitë në rrethe”; “Topi merr “Qytetar nderi” në Burrël, bojkotohet nga të djathtët”; “Sequi: Rritja e numrit të azilkërkuesve, rrezikohen vizat”.

Gazeta “Shqip” çelet me argumentin kryesor të ditës: “Letërkëmbim për 21 janarin”. Tituj të tjerë: “Presidenti Bamir Topi në Burrel “Qytetar Nderi”: Të Bashkëpunojmë; “Piramida, Kuvendi mashtron Kushtetuesen”; “Mes Murit të Lotëve dhe Xhamisë al Aksa, opinion nga Skënder Minxhozi”; “Edi Rama: Votojmë Ligjin nëse dëmshpërblehen 100 për qind të përndjekurit”; “Lajm i vonë. Shpërthim në linjën e asgjësimit të municioneve në Mjekës”; “Trashëgimia kërcënohet nga trafikimi, mbi 1200 objekte të vjedhura”.

E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor të ditës: “Lista e ALUIZNIT. Legalizimet, 1888 emrat që përfitojnë”. Argumente të tjerë: “Katërfishimi i gjobave të makinave, Majko: Jemi në krizë”; “Kuvendi. Buxheti, SHISH i shtohet 50 milion lekë”; “Edi Rama si do të donte të ishte, opinion nga Armand Shkullaku”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor të ditës së sotme: “Svoboda: Statusi i BE,

shans i ri në pranverë”. Tituj të tjerë: “SHBA, Pano: Një parti me Bamir topin në krye, asnjë ndikim në zgjedhjet e 2013”; “Kontrollet: Tregjet e lëndëve plasëse, në shënjestrën e Bashkisë”; “Opinion nga Frrok Çupi: Ç’faj ka fëmija”; “Ministri Halimi, inspektim për dënimin e Xhuvanit”; “Vizita. Berisha: Biznesi izraelit i gatshëm të investojë në Shqipëri”; “Piramida. Gjykata rrëzon PS. Rama: U shemb Kushtetuesja”; “Gazsjellësi. Projekti TAP 1 miliard euro investime në Shqipëri”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Hoxha: Mashtrues, Prokuroria: Artan Kristo të kthehet në Burg”. Argumente të tjerë: “Po Kosovën ku e le, opinion nga Dritan Hila”; “Legalizimet, 2007 emrat që përfitojnë”; “Inflacioni 3.2 për qind”; “Avionët në Tiranë, Kulla e Sahatit si pistë vrojtimi”.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës shkrimin me titull: “Një ndër 4 familje shqiptare është në borxh”. Tituj të tjerë: “Kodi i ri Rrugor: 6 muaj burg nëse kapesh pa patentë në makinë”; “Opinion nga Preç Zogaj: Po populli për kë voton”; “Shifrat si fiton PS pa LSI, opinion nga Eduard Zaloshnja”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE