Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkon si klient te prostituta, e rreh dhe e grabit
English

Shkon si klient te prostituta, e rreh dhe e grabit

Legnano, 23 nëntor 2011, NOA- Policia e Legnanos në Itali, vuri në pranga një hajdut shqiptar 23 vjeç, i cili akuzohet për grabitjen dhe rrahjen e një prostitute. Patrulla e policisë u ndalua nga një prostitutë shqiptare 30 vjeçare e cila kishte shprehur shqetësim se e kishte marrë në telefon një mikja e saj, edhe ajo prostitutë e cila kërkonte ndihmë përmes telefonit ndërsa qante pa pushim.

Pas këtij denoncimi policia nisi kërkimet për gruan dhe e gjeti atë të dhunuar anës një rruge.

E dëmtuara, një prostitutë romune 34 vjeçe i tha efektivëve të policisë se para pak minutash kishte hipur në makinën e një klienti me synimin për të shkuar në një motel të zonës aty afër, por duke qenë se hipte për herë të parë në makinën e këtij klienti të panjohur ,vendosi të shënojë targën e makinës në telefonin e saj. Duke ecur, prostituta vuri re se shqiptari kalonte nga njëra rrugë te tjetra, në krah të kundërt me atë të motelit, kështu që nuhati rrezikun dhe hapi me shpejtësi të madhe derën e makinës për tu larguar, por u kap menjëherë prej flokësh nga agresori. Sa herë që vajza tentonte të largohej kapej nga djali e gjuhej me grushte e shqelma në kokë, i cili pas kësaj i mori xhupin, telefonin dhe portofolin i cili mbante brenda vetëm 20 euro dhe pas kësaj hipi në makinë dhe u largua.

Por pavarësisht dëmtimit dhe përgjakjes nga goditjet e shqiptarit gruaja arriti të mbante mend numrin e targës si dhe modelin e makinës, dhe ia dha të gjithë informacionin policisë e cila menjëherë nisi kërkimet.

Nga verifikimet mbi të dhënat e makinës, rezultoi se ajo i përkiste një gruaje shqiptare banuese në Inveruno, kështu që policët shkuan në drejtim të banesës së saj dhe gjetën makinën të parkuar para shtëpisë.

Në banesë policia gjeti gruan 44 vjeçare dhe djalin e saj i cili korespodonte me përshkrimin e viktimës me iniciale H.K., i cili ishte me pizhama dhe shprehej se kishte kaluar mbrëmjen në një bar në Inveruno.

Gjatë kontrollit djalit iu gjet portofoli i gruas dhe pasi dha informacion se ku e kishte hedhur telefonin, policia gjeti në një anë rruge edhe celularin. Pas kësaj djali u arrestua dhe u dërgua në burgun e San Vittore në Milano, ndërsa gruaja u dërgua në spital dh sipas mjekëve i duhen të paktën 15 dit për të rimarrë veten.

a.y/NOA

KOMENTE