Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hungaria i afrohet krizës, Moody's ul shkallën e besueshmërisë për kredi
English

Hungaria i afrohet krizës, Moody's ul shkallën e besueshmërisë për kredi

Hungari, 25 nëntor, 2011, NOA - Agjencia amerikane e vlerësimit Moody's i ka ulur shkallën e nivelit të vlerësimit të besueshmërisë për kredi Hungarisë. Niveli i lartë i borxhit shtetëror dhe pasiguria nëse vendi i BE-së arrin qëllimin e saj buxhetor, e kishin bërë të nevojshëm marrjen e këtij hapi, thuhet në Uashington.

Hungaria prej javësh ndodhet në tregjet financiare nën presion. Para pak ditësh qeveria kishte kërkuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Komisioni Evropian mbështeteje financiare si masë paraprake. Për shkak të dyshimeve të spekulimeve të paligjshme ndaj monedhës së vendit, Forint, udhëheqja në Budapest urdhëroi autoritetet përkatse hetime për këtë çështje.

a.k/NOA/DV

KOMENTE