English

I kapen 2 kg hashash në makinë, pranga 25-vjeçarit

Lezhë, 25 nëntor 2011, NOA – Një person ka rënë në pranga e policisë në qytetin e Lezhës, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Forcat e policisë së këtij qytetit kanë bërë të mundur sekuestrimin e 2 kg hashash dhe kanë arrestuar në flagrancë Kastriot Malshin.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se arrestimi i 25-vjeçarit është bërë mbrëmjen e djeshme në rrugën Skuraj-Superstradë. Pas kontrollit të makinës me të cilën udhëtonte 25-vjeçari është gjetur dhe lënda narkotike, e cila transportohej për qëllim tregtimi.

Policia ka nisur hetimet për destinacionin dhe origjinën e drogës. a.k/NOA

KOMENTE