English

Jolie: Kam ende anën time seksuale

Nju Jork, 25 nëntor NOA - “Jam ende një ‘vajzë e keqe’ dhe e shfaq shumë mirë anën time seksuale... por vetëm për Brad dhe për aventurat tona”. Angelina Jolie është rrëfyer për kamerat e programit televiziv të shfaqjes amerikane 60 Minutes, duke pohuar se ndihet me fat që është në jetë, pas aventurave trasgresive që ajo ka kaluar në jetë. “Ka shumë persona që nuk i kanë mbijetuar dot situatave të tilla. Ka nga ata persona që mendojnë se kam përjetuar shumë gjëra të rrezikshme dhe të këqija e i kam kaluar me sukses, ndërsa për shumë të tjerë pikërisht për këto arsye nuk meritoj të jem në këtë pozitë”, - deklaroi aktorja bukuroshe. Për aktoren kohët e fundit janë përhapur shumë thashetheme në lidhje me problemin e saj të anoreksisë dhe sipas burimeve të afërta të Angelinas, ekziston fakti se ajo nuk konsumon më shumë se 600 kalori në ditë. r.b/NOA

KOMENTE