Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, pranga trafikantëve dhe prostitutave
English

Kosovë, pranga trafikantëve dhe prostitutave

Prishtinë, 25 nëntor 2011, NOA - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në Kosovë, në dy operacione të ndara kanë arrestuar 8 persona të cilët në vazhdimësi merreshin me veprimtari kundërligjore.

Ekipi Rajonal Kundër Trafikimit – Prishtinë - në operacionin e koduar “ ROYAL”më datë 24.11.2011 në qytetin e Prishtinës kanë arrestuar tre të dyshuar të cilët kryenin veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore dhe është identifikuar një viktimë e trafikimit

Personat e arrestuar për veprën penale Trafikim me qenie njerëzore janë:

R. BEKTESHI dl. 10.07. 1972 mashkull - shtetas kosovar

E. MAXHUNI dl. 31.12 .1980 femër - shtetase kosovare

R. RAPI dl. 12.07.1969 mashkull - shtetas shqiptar

Me aprovim të Prokurorit të Qarkut - Prishtinë iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve dhe të njëjtit janë dërguar para gjyqtarit përkatës.

Ekipi Rajonal Kundër Trafikimit - Prizren më datë 24.05.2011 në qytetin e Prizrenit i ka arrestuar 5 (pesë) persona të dyshuar që sistematikisht merreshin me aranzhimin e mundësimit të prostitucionit dhe prostitucion:

Personat e arrestuar për veprën penale të Mundësimit të Prostitucionit janë:

A. SHALA dl. 01.01.1977 mashkull - shtetas kosovar

H. BASHA dl. 24.10.1985 femër - shtetase kosovare

S. BASHA dl. 16.05.1987 femër - shtetase kosovare

S. BASHA dl. 13.01.1990 femër - shtetase kosovare

A. IBRAHIMAJ dl. 15.03.1988 femër - shtetase kosovare

Me aprovim të Prokurorit të Komunal-Prizren iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve dhe te njëjtit do te dërgohen para Gjyqtarit përkatës.

a.q/NOA

KOMENTE