English

Lady Gaga këndon White Christmas

SHBA, 25 nëntor NOA - Pas Michael Buble vjen përgatita e prag krishtlindjeve nga ana e Lady Gaga. Ylli i muzikës pop ka dhuruar për të gjithë një version novator dhe të personalizuar të “White Christmas”, kënga klasike e festave e Irving Berlin, që është bërë e famshme në vitin 1942 nga Bing Crosby. Kënga është e përfshirë në EP dhe do të publikohet më 26 nëntor me titullin “A Very Gaga Holiday”. “Jam shumë shoqërore, por njëkohësisht dhe e turpshme – ka deklaruar Lady Germanotta – kam menduar që kjo këngë ishte tepër e shkurtër. Është një këngë për festat e krishtlindjeve tepër e mrekullueshme”. r.b/NOA

KOMENTE