Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 25 nëntor 2011
English

Pasqyra e shtypit, 25 nëntor 2011

Tiranë, 25 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 25 nëntor 2011.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Tabela zyrtare, të pastrehët, rritet çmimi për shtëpitë”, i cili flet për vendimin e qeverisë. Disa tituj të tjerë janë; “Flet e mbijetuara e aksidentit me djalin e Ruçit: Kaluam me jeshile dhe me 40 km në orë”, “Vrasja, zbardhet dëshmia e djalit të Xhuvanit”, “Kriza e dritave, Bode: Do rrisim borxhin me mbi 60 %”

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Kodi i ri, kurs shtesë për gjithë shoferët veç patentave “B”. Disa tituj të tjerë janë; “As kryeministri e as zv/kryeministri s’mund t’u shmangen gjyqeve”, “Nexhmije Hoxha përgjigjet me një libër kujtimesh”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Oketa: Në aleancë me LSI humbët qytetet e mëdha”. Disa tituj të tjerë janë; “Droga shqiptare drejt Irlandës me kamion portokajsh”, “Komisioneri Fule takon Ramën në Bruksel për krizën”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Rikththen tollonat, skema e re e ndihmës për të varfrit”, i cili flet për procedurat e ndjekura nga pushteti vendor. Disa tituj të tjerë të gazetës janë: “Sequi: Shqipëria s’do ta marrë statusin e vendit kandidat në dhjetor”, “Trafiku i drogës, pranga këngëtarit greko-italian”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; Brukseli: Kërkesa për azil s’kemi fluks nga Shqipëria”, Disa tituj të tjerë janë; Andis Harasani: Nuk e kritikuam Ramën për të rezervuar poste në PS”, “Fyle takon Ramën: Integrimin kthejeni në axhendë kombëtare”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Raporti i BSH: Bankat nxjerrin jashtë vendit 1 miliardë euro”. Disa tituj të tjerë; “Atentati i Konomit, zbulohet letërkëmbimi mes Prokurorisë dhe Gjykatës, për kasetën filmike të gjyqit”, “Rama takon Fylen: Jam skeptik për paktin me PD”, “Rikthehen BIG-ët në festivalin e 50 të RTSH”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE