Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Buxheti pasuron oborrin qeveritar
English

PS: Buxheti pasuron oborrin qeveritar

Tiranë, 25 nëntor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Partia Socialiste është shprehur kundër projektbuxhetit të vitit 2012. Deputeti socialist Erjon Braçe tha se kryeministri Berisha gënjen, pasi, sipas tij rritja ekonomike është në rënie dhe është e stimuluar nga borxhi.

“Ky buxhet synon të mbledhë të ardhura e të ndajë shpenzimet, sipas llogarisë qeveritare. Shqiptari nuk përfiton asgjë, qeveria do paguajë 5.1 lekë për cdo 100 lekë të GPD, për policinë 2.4 dollarë më pak. Ky buxhet ju merr një vit, nuk rrit me një vit. A mund të punohet në bujqësi ku do të ketë 0.8 milionë dollarë më pak, 60 milionë dollarë më pak në infrastrukturë”, tha Braçe

Deputeti socialist deklaroi se Berisha po pasuron v 15 biznesmenë klientelistë të tij dhe të qeverisë së tij.

“Po pasurohen të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar dhe Berisha ka shpenzuar gjysëm milionë euro vetëm për të rikonstruktuar vilën qeveritare në Dhërmi”, tha ai duke premtuar se, PS me ardhjen në qeveri do ta nisë ndryshimin nga taksimi i drejtë i qytetërve.

“Kush paguan më shumë ë shumë do taksohet më shumë, kush paguan më pak do taksohet më pak”, deklaroi deputeti socialist.

Deklaratat, Braçe i bëri në mungesë të kryeministrit Berisha, i cili po merrte pjesë në inaugurimin e një biznesi privat në kryeqytet.

a.q/NOA

KOMENTE