Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama në Bruksel, shkruan në Twitter kundër buxhetit
English

Rama në Bruksel, shkruan në Twitter kundër buxhetit

Tiranë, 25 nëntor 2011, NOA – I ndodhur në Bruksel për një vizitë zyrtare, kryetari i PS-së Edi Rama ka gjetur sërish një mënyrë për t’i dhënë mesazhin, kundërshtarit të tij politik, Sali Berisha lidhur me debatin për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Rama ka reaguar nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Twitter për debatin mbi buxhetin dhe projektin financiar të paraqitur nga mazhoranca.

“Debati për buxhetin tregon një gjë: Ata s'mundet veçse ta bëjnë më keq. Vetëm ne mund ta bëjmë më mirë”, shkruan Rama në Twitter.

Prej kohësh, socialistët kanë publikuar qëndrimin e tyre kundër buxhetit të vitit 2012. Edhe vetë Rama gjatë fjalës në grupin kuvendor socialist, pak ditë më parë lajmëroi votën kundërt të socialistëve, duke e argumentuar me gropat e mëdha që buxheti i vitit të ardhshëm do t’i sjellë ekonomisë shqiptare.

a.q/NOA

KOMENTE