Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Diskursi për krizën si nxitje e krizës
English

Diskursi për krizën si nxitje e krizës

Nga Mark Marku

Jo pa të drejtë kriza ekonomike botërore e viteve tridhjetë të shekullit të kaluar citohet shpeshherë si “Depresioni i Madh”. Depresioni është edhe pasojë edhe shkak i një krize të tejzgjatur. Një gjë e tillë vërtetohet sot në Europë dhe në botë. Ekonomitë janë në krizë dhe kjo shkakton depresion, ashtu sikurse ka kriza që shkaktohen nga përhapja e panikut dhe e depresionit.

Rasti i Shqipërisë është ekzemplar në këtë drejtim. Jo vetëm nga burimet zyrtare shqiptare, por edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare, ekonomia shqiptare nuk konsiderohet si një ekonomi në recesion. Përkundrazi, ajo ka pasur ritme zhvillimi të admirueshme për kohë krize (3-4%) dhe parashikohet që edhe në vitin e ardhshëm të mbajë të njëjtat ritme. Natyrisht që pasojat e krizës botërore janë ndjerë edhe në ekonominë shqiptare. Fakti që dy prej partnerëve ekonomikë kryesorë të vendit tonë, si Italia dhe Greqia, janë në krizë është reflektuar edhe në ekonominë shqiptare, ashtu siç është reflektuar kriza europiane në ngadalësimin e ritmeve të zhvillimit të disa vendeve që nuk janë në krizë (Gjermania, për shembull). Do të ishim të pandershëm dhe të pasaktë po të mos pranonim se pasojat e krizës ekonomike botërore i kanë ndjerë edhe bizneset shqiptare dhe konsumatori shqiptar, edhe ekonomia shqiptare e rrjedhimisht edhe buxheti i shtetit shqiptar. Por është gjithashtu e pandershme që këto pasoja të krizës ekonomike botërore mbi ekonominë shqiptare të shfrytëzohen për të krijuar idenë se ekonomia e vendit tonë është në recesion, gjë që, siç përmendëm më sipër, nuk vërtetohet nga ana statistikore. Përkundrazi, vërtetohet e kundërta.

Diskursi ndërkohë është i përkundërt me këtë realitet. Ai është një diskurs krize. Ky diskurs që kërkon me patjetër të krijojë një realitet ekonomik virtual që nuk përputhet me të vërtetën, është sidomos i dëmshëm po të kemi parasysh qëllimin e tij, apo edhe efektet e tij pavarësisht qëllimeve. Të gjithë e dimë se kriza botërore është një krizë financiare e borxheve, por po ashtu e dimë shumë mirë se kjo krizë është para së gjithash një krizë mosbesimi dhe paniku. Duke krijuar psikologjinë e të qenit në krizë, automatikisht ke ndikuar që investitorët të largohen diku tjetër, që konsumatori të ketë frikë për të konsumuar, që bankat të kenë frikë dhe të kufizojnë kredinë, që njerëzit të mos kenë besim te bankat, shkurt të krijosh premisat që kriza virtuale të shndërrohet në krizë reale. Përhapja e panikut dhe krijimi i psikozës së frikës kolektive ka qenë edhe një nga shqetësimet kryesore të kompanive, institucioneve financiare dhe qeverive në SHBA dhe në vendet europiane gjatë gjithë kësaj periudhe nga fillimi i krizës ekonomike e deri më sot. Dhe jo pa arsye, pasi problemet e ekonomike të vendeve në krizë ekzistonin dhe më parë, por ato u shndërruan në krizë kur tregjet financiare botërore dhe konsumatori u përfshinë nga paniku.

Ngulmimi për ta paraqitur një vend që nuk është në krizë si një vend në krizë është pikërisht një kontribut për ta zhytur një vend në krizë. Dhe kjo, me ose pa dashje, ndodhi në debatin për projektbuxhetin dhe ka ndodhur për ditë e ditë me radhë qëkurse është shfaqur në horizont kriza ekonomike botërore, duke harruar, me ose pa dashje, se kështu krijojmë një mundësi më tepër që ekonomia shqiptare të përfshihet në vorbullat e krizës botërore.

"Mapo"

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi14:33 - 26 Nëntor 2011
    Respekti per zoterine Mark Markun me ra per toke kur ne temen "Kurbani i Rames",debat televizif drejtuar nga B.Fevziu Marku midis te tjerash tha:Pa mbajtur nje ditar eshte e pa mundur te zbardhim te vertetat e asaj dite,shto edhe gafen tjeter drejtuar pjesemaresve ne debat me fjalet:Ne s'jemi mbledhur ketu per te adhuruar librin e Rames Kurbani. Me duket kotesi te analozoj pse keto dy fjali jane dy gafa qe nje njeri si M.Marku s'i takojne ti thote para shqiptareve ne TV-ion,deshmojne cektesi idesh.