Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita e Pavarësisë, Thaçi uron Berishën
English

Dita e Pavarësisë, Thaçi uron Berishën

Prishtinë, 26 nëntor 2011, NOA - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi uron Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Në tekstin e urimit thuhet: “Shkëlqesia Juaj, Sali Berisha, edhe një vit mbushet një shekull nga akti më i rëndësishëm i historisë së kombit shqiptar, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, duke kurorëzuar përpjekjet e parreshtura të popullit tonë për liri dhe mëvetësi. Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, Festa e Flamurit, është ngjarje e rrënjosur thellë në kujtesën historike të kombit shqiptar, që ngjall ndjenjat e krenarisë, frymëzimit dhe rrit vetëdijen politike, kulturore dhe demokratike tek shqiptarët kudo që jetojnë”.

Më tej në urimin e kryeministrit Thaçi thuhet: “Festa e Flamurit ishte një ndër ngjarjet që ka frymëzuar breza të tërë në përpjekjet për liri dhe çlirim të Kosovës, luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, arritjen e lirisë dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 18 shkurt 2008. Në 99 vjetorin e Pavarësisë, Republika e Shqipërisë hyn si shtet i konsoliduar, anëtar i NATO-s, me të drejtën e liberalizimit të vizave si dhe me një infrastrukturë që e çon të sigurt drejt integrimit në Bashkimin Evropian”.

Thaçi vijon se “ Shqipëria, një shtet me perspektivë të zhvillimit ekonomik, është duke luajtur rol të rëndësishëm në rajon, si shembull i fqinjësisë së mirë, paqes, stabilitetit, partneritetit dhe bashkëpunimit. Kosova është mirënjohëse për kontributin e Shqipërisë, në të gjitha periudhat historike, duke iu gëzuar të arriturave të shtetit shqiptar, mirëqenies ekonomike të qytetarëve të saj, afirmimit dhe përparimit të përgjithshëm në të gjitha fushat e jetës. Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emër të të gjithë qytetarëve të saj , t’Ju përgëzoj në 99 vjetorin e Ditës së Flamurit, me urimin e thellimit të fitoreve dhe sukseseve të popullit shqiptar”.

a.q/NOA

KOMENTE