Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LRI, monitorim maturës shtetërore
English

LRI, monitorim maturës shtetërore

Tiranë, 26 nëntor, 2011, NOA - Lëvizja Rinore për Integrim shpalli sot nismën e saj më të re për të ngritur një grup monitorimi për procesin e provimeve dhe konkurruesve për Maturën Shtetërore. Gjatë një takimi me maturantë të ndryshëm të shkollave të mesme të Kryeqytetit, Kryetari i LSI-së së Tiranës, njëkohësisht këshilltar pranë Bashkisë së Tiranës, Endrit Brahimllari dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Pesjan Pesha, u shprehën se LRI-ja do të jetë pranë maturantëve që do të konkurojnë për universitet që jo vetëm do monitorojnë procesin e “Maturën Shtetërore” por dhe ti japin atyre orientimin e duhur për mënyrën e aplikimit të tyrë nëpër universitete.

Kryetari i LRI-së së Tiranës, Endrit Brahmllari gjatë takimit me maturantët u shpreh se “LRI do të vazhdoj nismën e nisur më parë në ndihmë të të gjithë maturantëve që aplikojnë për të hyrë në universitet, duke krijuar Grupin e Monitorimit të Maturës Shtetërore, të kryesuar nga maturantë dhe specialistë nga më të njohurit të arsimit në vend”.

Sipas tijj, ky grup ka si qëllim ndjekjen hap pas hapi të gjithë procesit të Maturës Shtetërore, të gjithë etapave për kalimin nga shkolla e mesme në universitet, duke qenë gjithmonë i pranishëm nëpërmjet evidentimit të çdo problemi që mund të haset, nisur edhe nga eksperienca e vitit të kaluar, ku dhjetëra maturantë të shkëlqyer u lanë jashtë auditorëve të fakulteteve dhe qindra të tjerë u përballën me probleme nga më të ndryshmet, ku dhe nuk fituan degën e preferuar. Nisur nga kjo, LRI i bën thirrje qeverisë që të miratojë sa më shpejt kuotat e pranimit në universitete, në mënyrë që të rinjtë të kenë informacionin e nevojshëm dhe kohën e duhur për të studiuar imtësisht mundësitë, që i ofrohen për të aplikuar në degët përkatëse te Fakulteteve.

Në këtë linjë ka qenë dhe Sekretari i Përgjithshëm i LRI-së, Besjan Pesha i cili theksoi se” LRI do të vazhdojë të jetë një mbështetje shumë e madhe për të gjithë maturantët: "Ne tani vijmë në një fazë të re të bashkëpunimit tonë, në fazën e bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, në mënyrë që “Matura Shtetërore” për ju të jetë sa më e lehtë dhe sa më e orientuar nga Ministria e Arsimit".

a.q/NOA

KOMENTE