Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pavarësia e Tiranës, Basha me pinjollët e ish firmëtarëve
English

Pavarësia e Tiranës, Basha me pinjollët e ish firmëtarëve

Tiranë, 26 nëntor 2011, NOA - Me rastin e 99-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Tiranës, kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha u takua me pinjollët e familjeve të firmëtarëve të aktit të Pavarësisë për Tiranën. Në këtë takim të organizuar në shtëpinë muze të piktorit të mirënjohur Sali Shijaku, Artist i Popullit, të pranishëm ishin përfaqësues të familjeve Gjinali, Toptani, Kadiu, Pazari, Banka, Shehri, Beshiri, Petrela, dhe Papajani. Përkatësisht pasardhës të dhjetë firmëtarëve të aktit të pavarësisë në Tiranë: Refik Toptani, Abdulla Gjinali, Xhelal Toptani, Sulejman Kadiu, Sheh Ahmet Pazari, Isuf Aqif Banka, Muderis Hysen Shehri, Myslim Beshiri , Selim Petrela dhe Papa Nikolla Papajani.

Krahas pinjollëve të këtyre familjeve në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues të familjeve të pjesëmarrësve të tjerë në ngritjen e flamurit si Dalliu, Maçi, Ndroqi etj.

Në fjalën e tij, Basha nderoi familjen e vjetra të kryeqytetit të cilat në një moment kuç të historisë, luajtën një rol të rëndësishëm me ngritjen e Flamurit në Tiranë. Kryebashkiakua tha se vizioni i etërve të Tiranës është frymëzim edhe për brezat e sotëm.

“Me punën dhe përkushtimin tonë, që buron pikërisht nga vizioni i këtyre etërve të Tiranës, që ngritën flamurin këtu më 26 nëntor, ne do të vazhdojmë të konsolidojmë rolin e Tiranës, në Shqipëri, rajon e Europë. Sfidat e etërve të familjeve të mëdha që ngritën flamurin më 26 nëntor ishin të mëdha, edhe të brezave pasardhës”, tha Basha.

Kryetari i Bashkisë u ndal edhe në afrimin e 100 vjetorit të pavarësisë së vendit. Basha tha se qendra e aktiviteteve do të jetë Tirana.

“Sot hapet sipari i një viti të veçantë për këtë kryeqendër shqiptare dhe për kombin shqiptar, viti i 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Sot ky sipar hapet dhe do të ndiqet nga aktivitete të shumta. Qendra e këtyre aktiviteteve do të jetë ajo në ish-Nënprefekturë, ku familjet e mëdha të Tiranës ngritën flamurin më 26 Nëntor dhe që sot është qendra më e madhe e shqiptarëve në botë, qyteti i Tiranës. Këtu, Bashkia në bashkëpunim edhe me institucionet qendrore qeverisëse po hartojnë një program shumë intensive, në qendër të të cilit do të jetë edhe historia, edhe figurat historike, por do të jenë pa dyshim edhe e sotmja dhe e ardhmja e Tiranës, ajo çka ne i ofrojmë Shqipërisë, Kosovës dhe viseve shqiptare kudo në Ballkan, shqiptarëve kudo në botë dhe fqinjëve tanë në rajon, fqinjëve tanë europianë që na duan dhe u duam të mirën”, tha Basha. a.q/NOA

KOMENTE