Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pavarësia, Spahiu: Të injorojmë flamujt politikë
English

Pavarësia, Spahiu: Të injorojmë flamujt politikë

Vlorë, 26 nëntor 2011, - Aktivistët e Alanca Kuq e Zi ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë u mblodhën sot në Shëshin Sheshin e Flamurit në Vlorë. Manifestimi u bë me rastin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë 99 vjet më parë.

Kryetari Kreshnik Spahiu akuzoi politikanët shqiptarë për mosvazhdim të rrugës së paraardhësve të tyre.

“Ëndrra dhe aspirata e shqipëtarëve për bashkim kombëtar po përdhoset nga politika shqiptare që po hedh në treg territoret e saj. Kush kryeministër në Shqipëri ka qenë si Luigj Gurakuqi?”, tha Spahiu. Ai tha se AK do të vazhdojë rrugëtimin e saj në Prishtinë duke bashkuar të gjithë shqiptarët Kuq e Zi dhe injoruar çdo flamur politik që tenton të çkombëtarizojë popullin shqiptar.

“Në këta 99 vjet ndryshuan territoret. 99-shat e Shqipërisë i bëjnë të 99-tat shqiptarëve. Nuk vazhduan ëndrrën e Ismail Qemalit, kemi kudo shqiptarë që vriten, qeveritarë që luajnë kumar, piramida, mafja çka na lë të fundit në Europë. Nuk ishte kjo ëndrra e Ismail Qemalit. Ne jemi sot në këtë rrugëtim. Flamuri kuq e zi nga sot deri në 28 Nëntor 2012 do rrugëtoje drejt Prishtinës. Viti 2012, fundi e ëndrrës së atyre që shkatërruan ëndrrën e shqiptarëve”, tha Spahiu.

a.q/NOA

KOMENTE