English

Rama, vizitë treditore në Kosovë, takim me Thaçin

Prishtinë, 26 nëntor 2011, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka nisur sot një vizitë treditore në Kosovë. Zyra e Shtypit e selisë rozë njofton se kreu i PS-së do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi dhe nesër do të bëjë dhe promovimin e librit “Kurban”” në Muzen Historik në Prishtinë.

“Sot në orën 16.30 zoti Rama do të takohet me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi në Kryeministri, ndërkohë që në orën 18.00 Edi Rama do të prezantojë librin Kurban përpara dashamirësve dhe qytetarëve të Kosovës, në ambientet e Muzeut Historik në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e selisë rozë.

Gjatë dy ditëve të fundit, kreu i PS-së ndodhej në Bruksel, ku zhvilloi një takim me komisionarin e Zgjerimit, Stefan Fyle si dhe mori pjesë në konventën e Partisë Socialiste Europiane.

a.k/NOA

KOMENTE