English

Afrohet koncepti interesant i Xbox prestige

SHBA, 28 Nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Xbox Prestige është një koncept tepër interesant që është shfaqur në Yankodesign. Ai është realizuar nga Joseph Dumary që ka nënshkruar dhe një koncept tjetër interesant për Playstation-in e së ardhmes.

një galeri fotosh ai është prezantuar për të gjithë të pasionuarit e kësaj video-loje, me një dizajn që kujton një libër, i gjithi i zi dhe me një buton kryesor jeshil të shndritshëm.

Sipas filozofisë së ideatorit të tij, koncepti i Xbox Prestige ka paraprirë atë model i cili mund të jetë një trend tek video-lojërat e së ardhmes.

Ideja është ajo e zëvendësimit të disqeve klasike me vetë memorien e brendshme që do të pajiset Xbox, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Prestige, që me sa duket do të ketë një memorie prej 2TB dhe shërbimet e “Xbox cloud”, mund të shkarkojë praktikisht çdo gjë.

Është hipotetizuar një skedë teknike tepër e fuqishme për këtë aparaturë me procesor tetë core, suport 3D dhe 4kHD. Megjithatë nuk përfundon me kaq pasi Xbox Prestige pritet të jetë i pajisur dhe më një cip GPS dhe sportin multiTV (DPConnect).

r.b/NOA

KOMENTE
  • Bad Boy11:38 - 28 Nëntor 2011
    Edhe XBOX 360 eshte shume e bukur si kompjuter mendij se ia kalon edhe PlayStation 3.....
  • Bad Boy11:36 - 28 Nëntor 2011
    Shume e bukur